VIDEO/ 100 vjetor me trofe! Disfata e parë dhe e fundit e ka emrin Teuta, Martini di si ta bëjë Egbonë të humbasë

Teuta-Tirana 2-0, Hoxha 2′, Vila 79′

100 vjetor i mbyllur me trofe për të dyja klubet. Tirana i gëozhet vetëm titullit kampion në Superiore, ndërsa Teuta ngre lart Kupën e Shqipërisë. Shumë shpejt do të zhbllokohej kjo finale, kur Rustem Hoxha shtang bardheblutë që në minutën e 2-të të takimit me një goditje të bukur me kokë.

Një duel i ndezur do të zinte fushën më pas, ku të dyja skuadrat luftojnë fort për topin, teksa nuk mungojnë as rastet për gol. Por për të mbyllur gjithçka mendon një emër si Emiliano Vila. Një asist me fat me një gjysmë-roveshatë nga Hebaj, ndihmohet nga gabimi i Kristi Vangjelit, duke bërë që topi të shkojë në këmbtët e Vilës. I pashqetësuar e dërgon në rrjetë duke sjellë knock-out për bardheblutë, që në minutën në 11 minuta të mbetura nga koha e rregullt nuk mund të shpresonin në një mrekulli.

Kështu Teuta mposht për të 3-tën herë në një finale të Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Ndërkohë Edi Martini duket se ia ka marrë dorën dueleve me Egbonë. Ishte i pari që e ktheu me këmbë në tokë, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon, e tashmë i jep edhe disfatën e fundit. Këtë herë ndryshimi është se kjo humbje nuk vlente 3 pikë, po një trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *