VIDEO/ 1 pikë në 2 ndeshje! As magjia e Berishës nuk i shpëton, Greqia largohet triumfuese nga Kosova

Kosova po tregon se është larg atij suksesi në të sezonit të shkuar. Nëse goli ishte pika e saj më e fortë, në këto dy ndeshje ka qenë pikërisht faktori që i ka munguar dardanëve. As magjia e ardhur nga këmbët e Bernard Berishës nuk i ka mjaftuar mbrëmjen e sotme, duke u mposhtur me shifrat 1-2 nga Greqia në “Fadil Vokrri”.

Helenët shënuan që pa nisur mirë ndeshja dhe pas vetëm 2 minutash e gjetën veten në avantazh. Një nisje kjo që ndoshta edhe vetë nuk e kishin imagjinuar se do të ndodhte. Ndërkohë pak kohë pasi nisi pjesa e dytë, ishte sërish Greqia ajo që tund rrjetën, duke dyfishuar shifrat.

Dardanët zgjohen vonë për të reaguar, teksa kur loja kishte hyrë në 10 minutat e fundit, Bernard Berisha ngushton shifrat me një golt të mrekullueshëm me gjysmë-roveshatë, Megjithatë fati i ndeshjes nuk do të ndryshonte. Grekët largohen triumfues nga Prishtina, ndërsa Kosova bën një nisje për t’u harruar, me vetëm 1 pikë në 2 takimet e para./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/TheSuperGreek_/status/1302697809179807745

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *