Kili luajti mbrëmë kundër Paraguait një ndeshje delikate në kualifikuess për Botërorin 2018. Luhej në Santiago, kështjella e Kilit, ndaj askush nuk e priste që Paraguai të merrte pikë. Jo vetëm që mori, por Paraguai triumfoi 3-0, një sukses që mund të jetë vendimtar në garën për një vend në Kupën e Botës.
Me një Aleksis Sançes të hutuar nga dështimi i transferimit te Mançester Siti, Kili ishte pa frymëzim dhe në pjesën e parë Arturo Vidal shënoi një autogol spektakolar.
Pritej përmbysja, sepss koha ishte e mjaftueshme, por në pjesën e dytë Paraguai shfrytëzoi hapësirat, duke shënuar edhe dy gola.
Rezultati i djeshëm fut fuqishëm në garë Paraguain dhe rrit ndjeshëm presionin mbi Kilin, që tani rrezikon shumë.