Vetëm Zoti na ndalon në “Arenën Kombëtare”, emri i ri i stadiumit dhe e veçanta e tribunave

“Arena Kombëtare” është gati të mirëpres tifozët sa i përket ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Francës. Pavarësisht se në përurimin e mëparshëm ku do të kemi ndeshjen mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra, do të jenë zyrtarë të UEFA-s për të dhënë konfirmimin e fundit, e gjitha duket të jetë formale.

Kjo lihet të kuptohet nga fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në intervistën e dhënë për “Ballkanweb”. Sa i përket emrit të ri të stadiumit, do të vendoset para datës 17 nëntor, ku do të luhet edhe ndeshja me Francën. Një e veçantë vjen edhe nga tribunat, që do të kenë emra personazhesh të njohura.

“Punohet me intensitet dhe do të vazhdohet të punohet deri më datë 17 nëntor që ky stadium të inaugurohet kundër Francës, po i japim dorën e fundit përgatitjeve. Kanë ardhur përfaqësues nga UEFA, kameramanë dhe media nga Franca dhe ne kemi mbajtur shënim të gjitha vërejtët që kanë pasur dhe po i riparojmë. Gazetarët do të vendosen në katin e parë ku është dukur më e përshtatshëm për ta. Nuk ka asnjë dyshim që ky stadium do të inaugurohet ndaj Francës, përveç forcave madhore që nuk varen nga njerëzit.

A do vijë Macron? Unë jam në dijeni që Macron sponsorizon ekipin kombëtar dhe ne kemi Macron për ekipin tonë, ndërsa për atë Macronin politik e di më mirë Rama sesa ne.

Sa i përket emrit të ri, ne jemi në proces dhe kjo do të përfundohet para inaugurimit. Janë disa oferta për emrin dhe uroj të arrijmë në një përfundim të kënaqshëm para datës 17 nëntor. Tribunat do të kenë emra personazhesh sportive apo historik të Shqipërisë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online