Nedim Bajrami ka vetëm pak ditë nga transferimi i tij te Sasuolo. Mesfushori shqiptar u largua nga Empoli dhe duket “i rilindur”. E vetmja ndeshje e zhvilluar jo në nivelin e lartë ishte ajo e djeshmja kundër Napolit.
Por këta të fundit kanë marrë arratinë dhe po kalojnë sezonin më të mirë në Serinë A, duke e mbyllur çështjen e titullit para kohe. Mediat në Itali tregojnë se Napoli është duke e vëzhguar me kujdes Bajramin dhe e kanë në listën e lojtarëve që mund ta marrin gjatë merkatos së verës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/