“Vetëm një sezon ka”, trajneri i Veronës e sheh Marash Kumbullën si një thesar: 35 milion euro vlera? Mund të rritet

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla është talenti shqiptar nga i cili pritet më shumë në të ardhmen, ndërsa mund të jetë “lojtari flamur” për Kombëtaren tonë. Ende nuk është mbushur një sezon i plotë nga dalja si futbollist profesionist, ndërsa pas tij ka shumë skuadra të njohura të Europës. Gjithashtu edhe vlera e tij ka prekur shifrën rreth 30 milionë euro, ndërsa po vazhdon të ngrihet në mënyrë të frikshme.

Kaq mjafton për të kuptuar se për çfarë kualiteti jemi duke folur. Në një intervistë për mediat kroate, trajneri i Veronës fërkon duart për Marash Kumbullën. Merita të mëdha i shkojnë këtij tekniku, që i besoi në mënyrë të papritur në Seria A, ndërsa në Serinë B mbrojtësi shqiptar qendronte në stol në rastin më të mirë. Ndërkohë Juriç pret që vlera e Kumbullës të shkojë edhe më lartë.

“Nëse ka prekur vlerën e 35 milionë eurove? Do të shohim se ku do të shkohet, por ka një potencial të madh. Padyshim që mund të rritet. Vjen nga të rinjtë e ekipit tonë dhe ne e kemi prurë në ekip të parë vetëm gjatë këtij sezoni”, ka thënë Juriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *