Armando Broja përmbushi mbrmëmjen e sotme një nga ëndrrat e tij, atë të debutimit në Champions League. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë në humbjen 1-0 të Chelsea-t kundër Dinamos së Zagrebit. Por pavarësisht humbjes, “Evening Standard“ e ka vlerësuar 20-vjeçarin me notën 6, ku vetëm Reece James vlerësohet më lart se ai (7).
“Broja kërcënoi për të qenë në fund të disa krosimeve, thjesht duke u përpjekur për të qenë shënjestra që Chelsea kishte nevojë. Nuk mund të influenconte lojën, por prania e tij ngriti ekipin“, shkruhet në vlerësimin e “Evening Standard“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/