Vetëm një lojtar në rrezik kundër Serbisë, Rei Manaj mund të humb ndeshjen e jetës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.