“Vetëm një emër pëmendi Enrike”, Zhupa tregon të paprekshim e Kombëtares: Broja nuk hiqet, duhet një “playmaker” që t’i shërbejë

Shqipëria la një shije të mirë në miqësoren kundër Spanjës, ndaj së cilës u ballafaqua në mënyrë të denjë. Zhupa është i mendimit se Broja është i paprekshëm në formacion dhe për këtë mjafton të dëgjoje deklaratën e Enrikes pas ndeshjes, ku përmendi vetëm emrin e Brojës. Ish-futbollisti shqiptar ka thënë në studion e “Ora Sport” në “Ora TV” se tashmë Kombëtares i mungon një “playmaker” që duhet të shërbejë 20-vjeçarin e Sauthemptonit.

“Broja nuk hiqet. Struktura e skuadrës ka marrë fizionomi. Enrike përmendi vetëm një emër në konferencë shtypi. Kështu që ne duhet ti vëmë gishtin kokës. Skuadra e ka performancën fantastike në këtë ndeshje. Broja është i konfirmuar, tani kush do dali një “playmaker“ që të çojë topin te Broja“, ka thënë Eduard Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *