Armando Broja ka vetëm një ditë që është transferuar te Fulham. Sulmuesi shqiptar ka kaluar si huazim nga Chelsea. Nëse Broja luan më pak se 10 ndeshje deri në fundin e këtij sezoni, Fulham duhet t’i jap 5 milionë paund Chelsea.
Gjithashtu Broja ndodhet në stol që për ndeshjen e sotme të Fulham kundër Burnley. Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, Fulham ka shkruar në gjuhën shqipe: “Përshëndetje”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/