“Vetëm lutuni”/ Ish-mbrojtësi i Atletikos zbulon fjalët e Simeones, edhe një mjeshtër i lojës mbrojtëse është i pafuqishëm para Mesit

Kieran Tripier ka dhënë një intervistë për “Goal“, ku i është rikthyer periudhës së tij te Atletiko e Madridit. Në përvojën e tij në La Liga mbrojtësi anglez është përballur me Lionel Mesin. I pyetur për mënyrën se si e ndalte yllin argjentinas, Tripier u shpreh se ishte e pamundur të organizoje diçka paraprakisht kundër tij. Madje ai zbulon se edhe një mjeshtër i lojës mbrojtëse si Diego Simeone ishte i pafuqishëm përballë Mesit. Këshilla e vetme e “el çolos” ishtë: “Lutuni”!

“Është për të qeshur, sepse Simeone ishte trajneri dhe të dy janë argjentinas. Edhe ai thjesht na thoshte para ndeshjes: ‘Lutuni’. Nuk mund të bësh dot asgjë. Nuk mund të organizohesh ose të krijosh një kurth për ta ndaluar, sepse ai është kaq unik”, është shprehur Kieran Tripier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *