“Vetëm kjo erë mund të ndalte Tiranën në Superiore”, përgjigja epike e Gjokës kur e pyesin për favoritin

Superiorja është ndalur si të gjithë kampionatet e tjera në Europë, ndërsa kjo ndërprerje duket se ka qenë e vetmja mënyrë që mund të ndalte hapin e Tiranës këtë sezon. Një gjë të tillë e konfirmon me fjalët e tij edhe trajneri shqiptar Ernest Gjoka. Ky i fundit momentalisht është në krye të pankinës së klubit Shkëndija e Tetovës, te të cilët është duke bërë mirë.

Në një lidhje me emisionin “Fan Zone“ trajneri Gjoka komenton edhe situatën e kampionatit shqiptar, ku më parë ka zhvilluar karrierën e tij, duke drejtuar edhe skuadrën e Kukësit, që tashmë e gjen veten 9 pikë larg Tiranës në vendin e parë. Kjo diferencë duket e madhe për Superioren sipas Gjokës dhe i pyetur në lidhje me favoritin këtë sezon, përgjigjet:

“Favoriti mes Tiranës dhe Kukësit për titull? Po shiko kjo ishte një erë që ka fryrë për Tiranën në fakt, pasi nuk kishte asgjë tjetër që ta ndalte. Por mos të harrojmë se edhe Kukësi e ka potencialin, i ka lojtarët. Sigurisht që 9 pikë si diferencë në Shqipëri është shumë, pasi zakonisht aty flitet kur je larg 3 pikë ose 1 pikë. Por nga ana tjetër e përsëris që Kukësi e ka potencialin për të konkurruar për titullin kampion. Kjo që ndodhi mund të quhet si pengesa e vetme për atë hovin e Tiranës, ndërsa kampionati shqiptar e kishte marrë hovin. Tani të shohim se kë do favorizojë”m se kë do favorizojë”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online