“Vetëm futbolli nuk mbështet?” Duka jep lajmin e mirë: Do jemi ne pranë klubeve, shteti të na krijojë kushtet për kredi

Qeveria shqiptare mori një vendim të papritur duke braktisur sportin në këto momente të vështira. Megjithëse klubet në vendin tonë janë të pafuqishme ekonomikisht, aq më tepër edhe prej krizës së shkaktuar nga Covid-19, Rama do të deklaronte haptazi se shteti nuk do të kompensonte financiarisht sportin.

Një vendim i tillë padyshim që ngjalli debat dhe solli reagimin e shumë figurave të lidhura me botën sportive, ndërsa edhe vetë presidenti i FSHF-së ka folur sërish mbi këtë çështje. Në një prononcim për televizionin “Tema”, Armand Duka ka thënë se informaliteti është detyrë e qeverisë që të kontrollohet, ndërsa tregon se Federata nuk do i lërë në baltë klubet shqiptare, por një zjgatje e krizës do të bënte që buxheti i tyre të mos mjaftonte.

“Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim? Nuk e ka ndaluar askush qeverinë të kontrollojë deklarimet. Informaliteti në Shqipëri nuk është vetëm në futboll, është kudo. Retail është 70% informal. Ne mundësitë i kemi, do të jemi pranë klubeve dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli. Do t’i mbështesim. Ne nuk kemi buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase kryeministri do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online