“Vetëm Agolli do ishte ideal”, Hafizi kundër skemës së Rejës: Lojtarët janë “viktimë” e sistemit, Hysaj ta pranoj…

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë në transfertë ndaj Bjellorusisë duke fituar në shifrat 0-2. Kështu mbyllet mbrëmja perfekte pasi pak orë më parë ishin kuqezinjtë U-21 që mposhtën Austrinë me rezultatin 1-5. I ftuar në “Supersport”, Astrit Hafizi është shprehur se nuk mund të dakortësohet me skemën që përdor Reja, pasi nxjerrë nga loja futbollistët më të mirë që ka Kombëtarja. Me tre mbrojtësit e krahut që përdor tekniku Italian, Hafizi shprehet se Hysaj nuk di të bëjë pjesën sulmuese, ndërsa vetëm Agolli mund të ishte ideal për këtë skemë.

“Kjo lloj skeme që përdor Reja bën që lojtarët tanë më të mirë të bien “viktimë” e sistemit, pasi nuk mund të përdoren. Kemi Uzunin që nuk mund të luajë, kemi Çekiçin prapë. Hysaj është prapë jashtë loje me këtë lloj sistemi në një farë mënyre pasi nuk mund të japi më të mirën. Ai shkon në sulm dhe duhet ta pranojë vetë që nuk di ta bëj atë gjë. Sapo u fut Roshi dhe doli në krahë pastaj, ngriti kokën, e pa Baren dhe i dha pasimin.

Nuk ke krahët që të fusi në lojë me këtë skemë të Rejës. I vetmi lojtar me këtë skemë me tre mbrojtës për t’u përdorur ishte Agolli, që ishte i saktë, konkret dhe shkonte gjithmonë për të marrë krahun dhe për të krosuar. Ne në fushë kishim dy sulmues dhe nuk kishim lojë sulmuese. Kjo është e gjitha, ndoshta 3-4-3 mund të fuste në lojë futbollistët e tjerë më të mirë, nëse nuk lëvizet nga tre mbrojtës”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *