Gazetari kap keq trajnerin e Bjellorusisë pas humbjes: E dija këtë Shqipëri, por lojtarët bënë tjetër gjë

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i Bjellorusisë, Mikhail Markhel, u shpreh përpara takimit me Shqipërinë se Kombëtarja jonë kishte të njëjtën mënyrë loje prej vitesh dhe të njëjtën gjë do të bënte edhe në Minsk. Të dish sesi do të humbësh! Kjo i ndodhi tekniku bjellorus, ndërsa ngriti më tepër optimizmin e tifozëve që kishin më shumë siguri për fitoren ndaj Shqipërisë.

Menjëherë pas përfundimit të takimit ku dështoi 0-2 ka ardhur edhe ngacmimi nga ana e gazetarit duke i shtruar pyetjen Markhel: “Para ndeshjes keni thënë se Shqipëria ka gjithmonë të njëjtën mënyrë loje. Po sot, kishte ndonjë surprizë për ju?. Në këtë moment trajneri i Bjellorusisë e hoqi gjithë përgjegjësinë nga vetja duke e dërguar te lojtarët.

“Jo, taktikisht Shqipëria veproi ashtu siç e prisnim. Tjetër gjë pastaj sesi luajmë ne, sidomos në pjesën e parë që ishte e gabuar. Nuk ishte ajo që u kisha thënë lojtarëve”.

Gjithashtu është vazhduar më tej për të shpjeguar më në detaje takimin, por edhe shpresat që ka në këtë grup Bjellorusia për të marrë vendin e parë pas kësaj humbje që i erdhi në shtëpi.

“Dështuam në këtë ndeshje të parë dhe jam tërësisht i pakënaqur me këtë rezultat. Por kemi bërë dy pjesë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në të parën sulmi nuk funksionoi fare, por në të dytën kemi krijuar rastet tona. Gjithsesi ky ishte rezultati. Nuk pajtohem fare me ju që nuk funksionoi fare sulmi ynë. Për pjesën e parë po. Është e vështirë të tregojmë arsye specifike tani, duhet ta shohësh e analizosh. Kishim momentet tona, megjithëse kemi çaluar. Gjithsesi ne kemi një tjetër ndeshje pas dy ditësh dhe duhet të rikuperohemi sa më shpejt. Sigurisht që e kemi vendosur veten në një situatë të vështirë në grup pas kësaj humbje. Mirë që e luajtëm këtë ndeshje dhe tani do të kemi mundësinë që të korigjohemi”, u shpreh trajneri i Bjellorusisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online