Superiorja e ngre siparin e këtij sezoni në datën 18 gusht. Dy ndeshjet e para do të luhen në orën 20:00, teksa Dinamo do të përballet me Egnatian, ndërsa Teuta do të masë forcat me Bylisin. Ndeshje akoma më të bukura na presin në datën 19 gusht, mes ekipeve pretendente për titull.
Laçi-Tirana do të luhet në orën 17:00, me bardheblutë që do të kërkojnë tre pikët në një transfertë shumë të vështirë. Klasikja mes Partizanit dhe Vllaznisë kthen emocionet e Superiores që në javën e parë, teksa ky takim do të luhet në 20:00. Ndërkohë me shumë interes pritet të shihet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Elbasanit, dy skuadra që mund të jenë një surprizë e bukur e këtij edicioni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/