Rei Manaj do të kalonte në këtë merkato vere nga Barcelona te Watfordi. Sulmuesi shqiptar është pjesë e ekipit të Championship që ra nga elita e futbolli anglez në sezonin e shkuar.
Pika më e fortë e lojtarit të Kombëtares është forca fizike, që në disa raste nuk di ta përdor në perfeksion. Ndërsa për pikën më të dobët mund të themi nuhatjen me portën kundërshtare dhe sigurisht faullet e shkaktuara.
Në shumë raste kur Manaj kërkon të vendos në presion kundërshtarin i shkakton faull, duke i dhënë frymëmarrje. Deri tani Manaj ka luajtur vetëm 16 minuta dhe ka shkaktuar 5 faulle në dy ndeshjet e para.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme Watfordi do të përballet me Burnley. Në skuadrën kundërshtare është Ashley Barnes që ka shkaktuar me tepër faulle, 5, po aq sa Manaj, por me 180 minuta në dy ndeshje. /Sport Ekspres/