Vështirë të ndodhte edhe me planifikim, Grizman bëhet baba për herë të tretë dhe është për Guiness

Data 8 prill shënon një moment të veçantë në jetën e Antuan Grizman. Futbollisti francez është bërë sot baba për të tretën herë, por vajza e tij ka ardhur në jetë së bashku me një detaj të pazakontë. Grizman është për t’u shënuar në librin Guiness, teksa të tre fëmijët e tij kanë lindur në po të njëjtën ditë.

8 prill 2016, 8 prill 2019 dhe 8 prill 2021 janë datat e lindjeve të tre vajzave të lojtarit të Barcelonës. Ndoshta edhe me planifikim vështirë se mund të ndodhte. Ky detaj i veçantë ka tërhequr vëmendje të gjerë, duke u shpërndarë masivisht në rrjet e në media./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *