“Vështirë të luash me 30 gradë në verë”, kapitenin e Atalantës “e masakrojnë”: Shesin në treg për 3 euro, ti merr miliona

Nga Klaudio Ndreca

Papu Gomez e ka parë veten në mënyrë të çuditshme nga duke shitur moral, në personin e kryqëzuar nga njerëzit e tjerë. Kapiteni i Atalantës ka reaguar gjithmonë ashpër dhe ka bindur këdo që nuk duhet të dalë nga shtëpia në Itali, pasi vetëm rrezikon jetën e të tjerëve dhe vë më tepër në vështirësi mjekët.

Deri këtu ka shkuar gjithçka në rregull, por Gomez nuk dëshiron që kampionati të luhet në verë për shkakun e temperaturave të larta.

“Kur të fillojmë të kthehemi përsëri në fushë, pas më shumë se dy muajsh pa një ndeshje, do të jetë e vështirë. Nëse kthehesh të luash, do të jetë e vështirë të stërvitesh dhe luash gjatë verës, me 30 gradë”, u shpreh Gomez.

Kaq ka mjaftuar që komentet të vërshënonin nga ana e italianëve, që i kujtojnë Gomezit se ka njerëz që dalin në treg për të shitur fruta perime dhe për të fituar 3 euro në orë, ndërsa futbollisti i Atalantës paguhet me miliona. /Sport Ekspres/