Versioni 2.0 i tiki-takas së Guardiolës! Xavi shpallet kampion me rekord, shihni sesi vallëzojnë lojtarët e gjeniut

Xavi ishte një lojtar i shkëlqyer tek Barcelona. Së bashku me Iniestën dhe Mesin, të tre futbollistët shkruajtën historinë ku fituan të gjitha trofetë e mundshme. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, spanjolli vazhdoi rrugëtimin e tij si trajneri tek Al-Sadd në Katar. Këtë sezon skuadra e tij fitoi kampionatin me 19 fitore dhe 3 barazime. Pra në 22 ndeshje të kampionatit Katarit, Al-Sadd nuk regjistroi asnjë humbje të vetme.

Numrat që ky klub regjistroi nën drejtimin e Xavit ishin mjaft të frikshëm, teksa Al Sadd shënoi 77 gola dhe pësoi vetëm 14, me një mesatare me më pak se 1 gol për ndeshje. Por nuk mjafton me kaq, gjeniu mund ta barazojë rekordin e Barcelonës, duke fituar të gjitha trofetë e mundshme me Al-Saddin.

Tashmë nën drejtimin e Xavit, Al-Sadd ka fituar “Prince Cup”, “Audi Cup’’ dhe ligën e Katarit. Ata janë në gjysmë finale të “Emir Cup” dhe gjithashtu do të marin pjesë në “Asian Cup” dhe Botërorin e Klubeve, ku do të përballlet me një nga skuadrat që do të fitojë Champions League. Për të vazhduar edhe me mënyrën e lojës që ka futur te Al Sadd ku është versioni 2.0 i tiki-takas së Guardiolës. E thënë në gjuhën popullore: “Të kënaqen sytë kur sheh futbollin e ekipit të Xavi-t”. Nëse keni ende dyshime, video më poshtë i tregon të gjitha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online