Shumë interesime ka pasur për Skukën pas shpërthimit te Partizanit dhe golit të shënuar me Shqipërinë. Mes tyre ishte edhe Verona që ka shfaqur dëshirën për të marrë kartonin e sulmuesit.
Por drejtuesit e ekipit shqiptar ishin të bindur, Skuka nuk lëshohet për më pak se 1 milionë euro. Për këtë arsye klubi italian është tërhequr për momentin, ndërsa te Partizani duan që të rikthehen te titulli kampion dhe Skuka i afron më tepër. Për këtë arsye largimi në merkaton e verës duket një pistë më e sigurt. /Sport Ekspres/