Rrahja e djalit që tronditi Italinë, Aceri tregon zemrën e madhe: Të pres në stadium, do të takosh lojtarët e Interit

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi tregoi se ka një zemër të madhe. Pasi dëgjoi për rrah.jen e një djali gjashtë vjeçar, vendosi të bënte një video speciale duke e ftuar në stadiumin San Siro.

Në prag të Krishtlindjeve, Italia është tronditur nga një rast skandaloz. Një djalë gjashtë vjeçar u gjet në fshatin Ventimiglia me fraktura të rënda të shtyllës kurrizore.

“Përshëndetje, kam dëgjuar për këtë incident, jam vërtet i tronditur dhe i tmerruar nga kjo që ka ndodhur. Më falni. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin”, ka deklaruar në video 34-vjeçari Acerbi.

Futbollisti vendosi ta mbështeste në mënyrë të veçantë djalin e dëmtuar dhe e ftoi në stadium.

“Mos u dorëzo. Duhet të kesh forcë dhe guxim të madh tani, dhe e di që e ke vërtet. E di që je një tifoz i madh i Interit. Të ftoj në stadium, do t’ju prezantoj me të gjithë lojtarët. Të presim, të përqafoj me gjithë zemër, sikur të ishe djali im”, tha Acerbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online