Verona në Shqipëri, vëzhgon dy talente

Ndoshta nuk prodhojmë shumë talente, por edhe klubet tona nuk është se lodhen shumë së punuari e së vëzhguari lojtarë të rinj, ndërkohë që firmosin menjëherë kur vjen ndonjë lojtar i huaj.

Një punë të mirë prej disa vitesh me të rinjtë po bën Internacional Tirana, akademi dhe klub futbolli që militon në Kategorinë e Dytë, ku nuk ka prioritet rezultatet, por vetëm evidentimin e talenteve, disa prej të cilëve kanë ikur jashtë Shqipërie këto vitet e funduit.

Tani është Verona klubi që po mundohet të zbulojë ndonjë talent te Internacionali, sepse “Sportal.al” informon se dy lojtarë të akademisë Internacional Tirana do të vëzhgohen nga klubi italian.

Bëhet fjalë për sulmuesin 16-vjeçar Kleis Bozhanaj, i cili ka spikatur me skuadrën kryeqytetase dhe me shumë mundësi do t’i bashkëngjitet Veronës U-17 në fazë përgatitore. Sulmuesin, i cili është pjesë e Shqipërisë U17, do ta shoqërojë edhe shoku tjetër i skuadrës, Niko Lucaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *