Verona e habitur pas Kumbullës/ Pyesin Bogdanin: Nuk e prisja kështu, keni edhe Erald Laktin

Një surprizë e madhe është Marash Kumbulla në Serinë A, jo vetëm te Verona. Futbollisti që erdhi nga të rinjtë e Veronës, po i surprizon të gjithë në Itali. Goli ndaj Sampdorias ishte qershia mbi tortë dhe përmbyllte në mënyrën më të mirë ato ndeshje të jashtëzakonshme që ka zhvilluar deri tani.

“Calciohellas.it” ka pyetur një ish-futbollist të saj dhe njëkohësisht figurën e njohur te Shqipëria, Erjon Bogdanin, që kohë më parë e kishte tek të rinjtë e kuqezinjëve këtë futbollist. Në fakt, duhet të përmendim se kur skuadra italiane e sapongjitur në elitë ndodhej në Serinë B, Kumbulla mund të thirrej ndonjëherë në ekip, por nuk i besohej në fushë. Çuditërisht, koha i jepet në Serinë A dhe aty e shpëblen në mënyrën më të mirë.

“Sezoni i tij është nisur në mënyrë të madhe, po luan shumë mirë, si të ishte një veteran. Nuk e mendoja se do të luante kaq mirë, por vërtetë po bën ndeshje të jashtëzakonshme. E ka provuar që është rritur, por ka edhe besimin e trajnerit. Është i pakalueshëm në qendër. Me mua ka luajtur dy sezonte brilante kur isha te U19 dhe e konsideroja me prespektivë të mirë.

Kur je i gjatë, dikush mendon se je edhe i ngadaltë. Por në fakt Kumbulla është më i shpejt se kundërshtari. Te Federata Shqiptare e Futbollit dërgoja shumë raporte të mira për të. Pas golit me Sampdorian, e kam uruar. Duhet t’i qendroni afër, pasi është sezoni i tij i parë në Seria A”, ka thënë Bogdani.

Ndërsa kur pyetet për një tjetër talent që ka parë Bogdani dhe që mund t’i bashkohet Veronës, Bogdani ka thënë: “Është edhe një lojtar që ka qenë kapiten i Fiorentinës tek të rinjtë vjet, Erald Lakti. Tani është në huazim te Gubbio, por mendoj se është shumë lojtar i mirë. Jo të gjithë lojtarët marrin këtë besim dhe u jepet kjo kohë për të bërë ngjitjen nga Primavera. Është thirrur në ekipin e parë, por Fiorentina është klub I madh dhe është e vështirë për talentet e reja. Mund të luajë në disa pozicione të mesfushës dhe pas disa vitesh do ta shohim në Seria A”, ka thënë Bogdani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online