Vera do e kthejë Barcelonën në një treg lojtarësh, 9 futbollistë në shitje për të shpëtuar nga “hallet”

Kriza e shkaktuar nga Koronavirusi pritet të lëkundë ndjeshëm arkat e klubeve. Një mënyrë për të zvogëluar humbjet ishte ulja e pagave për lojtarët, po ka klube që nuk mjaftohen me kaq. Ekipi i Barcelonës do të kthehet në një treg të vërtetë gjatë verës, teksa plot 9 lojtarë të tyre kanë dalë në shitje nga skuadra katalanase. Sipas spanjolles “AS“ një fat të tillë dhe larg Barcelonës do e ketë Ousmane Dembélé, Philippe Coutinho, Ivan Rakiti?, Arturo Vidal, Nélson Semedo, Junior Firpo, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Martin Braithëaite. E me emra të tillë padyshim që nuk do jetë e vështirë që klube të njohura të trokasin në derën e blaugranave.

Nëse plani për shitjen e tyre shkon si duhet, atëherë një shifër prej 240 milionë eurosh do të arkëtohet në llogarinë e skuadrës spanjolle. Ambienti pranë këtyre të fundit nuk ka qenë aspak i qetë kohët e fundit dhe as financat e tyre nuk janë ashtu si klubi do të dëshironte. Prandaj nxjerrja e 9 lojtarëve në shitje mund të jetë edhe zgjidhja e duhur për problemet e tyre. Por padyshim që një shifër e tillë do të përdoret edhe për afrime, ku dëshirat e Barcelonës janë vetëm dy: Nejmar dhe Lautaro Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online