“Vepro pa mëshirë vëlla”/ Avokati zbulon fjalët e fundit të Maradonës dhe denoncon: Kjo ishte kriminale

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe futbolli është zgjuar me një legjendë më pak në ditën e sotme. E gjithë bota flet për këtë ngjarje të trishtë, ndërsa ylli i përjetshëm i Argjentinës, ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas një ataku kardiak që pësoi në shtëpinë e tij në “Buenos Aires”. Kur pa momentet e vështira që po i vinin, Maradona ka telefonuar ambulancën: “Ndihem keq”. Por një vonesë e madhe ishte nga bluzat e bardha që kërkuan më tepër se 30 minuta për të shkuar te argjentinasi dhe e gjetën të pajetë.

Ky rast nuk mund të kalojë kaq lehtë dhe do të jetë avokati i Diegos, Matias Morla, që do ta ndjeki deri në fund.  “E pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk ka pasur vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime. Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë ”, shkruan Morla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *