Veprimi i Partizanit të Dajës identik si i Manchester City, Pep Guardiola ul në stol dy yjet e ekipit: Shihni çfarë bëni jashtë fushe, nuk keni për të luajtur

Trajneri Ilir Daja vendosi që të ulte në stol dy emra që kanë jo pak kualitete dhe që në letër janë më të mirët te Partizani, Xhunior dhe Kaçe. Një veprim thuajse identik është bërë edhe nga Guardiola te Manchester City, pasi fundja, futbolli luhet në fushë dhe jo në letër.

Në ndeshjen ndaj Neëcastle që “qytetarët” e fituan pastër 0-4, u lanë në stol dy “të paprekshmit”, Foden dhe Grealisht. Dy yjet e skuadrës së Manchester City nuk kishin asnjë shans për të hyrë në fushë dhe e panë gjatë gjithë kohës nga stoli.

I pyetur pas ndeshjes për këtë vendim, Guardiola foli hapur: “Vendosa për këtë ekip sepse ata e meritonin të luanin, ata djem dhe askush tjetër. Gjatë festave të Krishtlindjeve, shikoj shumë se si sillen lojtarët në fushë dhe jashtë saj. Kur sjellja jashtë fushës nuk është e përshtatshme, atëherë as kanë për të luajtur ata lojtarë.

Ne duhet të jemi të fokusuar në këtë periudhë sepse për shkak të Krishtlindjeve të gjithë relaksohen pak dhe disa gjëra ndodhin dhe kjo është arsyeja pse unë vazhdoj t’u them lojtarëve se duhet të qëndrojnë të fokusuar dhe të shikojnë se çfarë bëjnë jashtë fushës”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *