Samiti i FIFA-s mbi të ardhmen e futbollit, merr pjesë Presidenti i FSHF-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë ditën e sotme në Samitin Global të FIFA-s, “E ardhmja e Futbollit”. Në këtë samit, që në kushtet e ndikuara nga Covid-19, u zhvillua online dhe në të cilin ishin të pranishëm 211 Federatat anëtare të qeverisë së futbollit botëror, u prezantua studimi i fizibilitetit mbi organizimin e kompeticionit të Kupës së Botës për meshkuj dhe femra në ?do dy vite.

Studimi që u prezantua ditën e sotme, vjen pas mandatimit të administratës së FIFA-s në Kongresin e 70-të të saj. Në këtë samit ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare u diskutua  mbi skenarët e ndryshëm si dhe impaktin që mund të ketë në futbollin botëror ky propozim. Nga janari i vitit të ardhshëm, FIFA do të vazhdojë me konsultimet në nivel Konferederatash dhe grupime Federatash anëtare për të bërë një prezantim të detajuar të studimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online