“Veprime të patolerueshme”, Rama i bën dalje Starovës

0

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli për tema të ndryshme dje, duke u ndalur natyrisht te pezullimi i Bathës dhe Trashit, si dhe te titulli kampion që kërkon Partizani, për sezonin 2015/16.

Megjithatë, pati një pyetje në lidhje me Starovën, ku Rama në një farë mënyre i dërgoi mesazh direkt trajnerit se ka gabuar rëndë me sjelljen e tij, ndërkohë që ka lavdëruar Dalipin. “Starova është dënuar 8 javë. Ne menduam të mos e bëjmë këtë, sepse në rolin e trajnerit në fushë dhe drejtuesit të skuadrës, veprimi i tij në të dyja ndeshjet është i patolerueshëm. Ne e dimë situatën ku jemi, ndaj veprimet e tij nxitin gjëra të padëshirueshme edhe te lojtarët në fushë. Deri tani jemi të kënaqur me drejtimin e Dalipit në stol. Starova jep kontributin e vet. Po punojnë shumë mirë si staf për të dhënë ato mesazhe që duhet të marrin lojtarët. Të përqendrohemi te situata në fushë, sepse aty duhet të shpikim diçka, se çdo të bëjmë në ndeshjen e radhës”.

Nëse 1+1 bëjnë 2, nuk mund të mos vijë në kujtesë një postim i Dalipit para pak ditësh në rrjetet sociale: “Pranë ëndrrës për t’u bërë trajner i Partizanit”. Domethënëse…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.