Në Itali deri mbrëmjen e së mërkurës u rregjistruan 12 viktima nga Koronavirusi. Një epidemi vdekjeprurëse që po paralizon disa vende të botës, duke izoluar vendet me popullim të lartë, përfshirqë këtu dhe stadiumet. Por kjo situatë duket argëtuese për një komentator të radios franceze RTL.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Lyon dhe Juventus kamerat tregojnë për një moment tifozerinë italiane. Pikërisht në atë moment kushdo që po e ndiqte ndeshjen nga Radio dëgjoi një fjali të shëmtuar dhe mjaft diskriminuese. “Këta që shihni janë tifozët e Juvirus”-tha komentatori në fjalë. Një veprim që ka nxitur jo pak debate dhe paragjykime në drejtim të mënyrës së të shprehurit nga ana e komentatorit.
Qindra qytetarë të Italisë janë të prekur nga virusi që zuri fill nga Kina, ndërsa mijra të tjerë janë në rrezik për t’u prekur. Pra është mjaftueshëm për të thënë se “batuta” franceze ishte e pavend. Edhe në Francë janë regjistruar 2 viktima nga virusi “Covid 19” teksa dhjetra të tjerë janë të prekur. Dhe kjo nuk lidhet aspak me vizitën e 3000 juventinëve në Francë por me epideminë që po përhapet me shpejtësi.
Reagime të ashpra ka pasur edhe nga brenda familjes Agnelli. Lapo Elkann, nipi i trungut familjar shkruan në rrjete socale se ky etiketim I tifozëve është një turp i madh, i cili duhet të ndëshkohet. “Në një moment kaq delikat për Italinë nuk mund ta thuash këtë. Duhet të kesh turp dhe të kërkosh falje. Tifozët e Juventusit dhe italianët meritojnë respekt. Ju jeni pa dinjitet dhe pa nder”-ka qenë reagimi i tij./Sport Ekspres/