Pas skandalit të ndeshjes në Europa League mes Luftëtarit e Ventspils, në Letoni ka furtunë mbi Ventspils. Sportacentrs.com shkruan se klubi letonez ka për pronar ish-pronarin moldav të Daçias se Kishinievit, klub i dyshuar për trukime, ndërsa është ndeshur edhe me Teutën dhe është edhe ajo ndeshje në dosjet e përpiluara nga Sportradar për ndeshjet e dyshuara si të trukuara. Gjithashtu, Federata Letoneze e Futbollit në dimër mori sinjalizime se Oleg Gavrilovs, person i përjashtuar përjetë nga futbolli në Letoni për trukime, është parë në ambientet e Ventspils.
Zhurma e madhe mediatike ka shqetësuar pa masë Ventspilsin, që ka dalë me një deklaratë ku thekson se nuk ka pasur asnjë dijeni për atë që ndodhi në Elbasan dhe nuk mund të komentojë veprimet e Luftëtarit, ndërkohë që klubi letonez ka mbetur i befasuar negativisht nga aludimet në ngarkim të Ventspilsit. Ventspils mohon prerë çdo përfshirje në veprime që ndikojnë te manipulimi i ndeshjes, ndërsa sqaron se niveli i ndeshjes ra pas dy golave të Ventspils në fund të pjesës së parë dhe motivimi i Ventspils ra, ndërsa Luftëtari nisi të luante fort.
Sipas Ventspils, loja e dobët e letonezëve në pjesën e dytë erdhi sepse lojtarët dëshironin të shmangnin dëmtimet”.