Venger: Kurrë nuk kam parë një si Mbape

Kilian Mbape ka qenë protagonist i padiskutueshëm në këtë Kupë Bote, ku duhet të veçohet në ndeshjen me Argjentinën. 18-vjeçari po impresionon dita ditës dhe për të aludohen shifra të çmendura për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit. Gjithsesi lojtari në fjalës është i fokusuar te Kupa e Botës dhe ka vetëm një objektiv: të dalë Kampin Bote.

Është Arsene Venger ai që nuk nguron aspak që ta krahasojë 19-vjeçarin  me të madhin Pele. Ish-tekniku i Arsenalit thekson se nuk ka parë asnjë si Mbape gjatë karrierës së tij: “Nuk kam parë kurrë një si ai. Për të parën herë kam dëgjuar për të kur ishte te Monako dhe jam impresionuar jo vetëm nga loja, por dhe nga shifrat, ai në edicionin  tij të parë në Francë ishte vetëm 17 vjeç e gjysmë dhe kishte dhënë kontributin e tij në 30 realizime, duke shënuar vetë dhe shërbyer për shokët e skuadrës së tij.

Është hera e parë në jetën time që njoh një djalë të moshës së tij të ketë këtë performancë. Talenti që ai ka është një dhuratë. Mbape është mjaft inteligjent dhe mund të bëjë gjëra të papritura. Po ashtu ai është një lojtar shumë i qetë dhe mua më bën përshtypje dhe mënyra se si ai flet në media, është shumë i qetë”, ka thënë mes të tjerash Venger për “BeIN Sports”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *