SUEDI – KOREA E JUGUT 1-0
Shënues: Grankvist 65′ pen.
65′ SUEDIA GOL. Një penallti e akorduar falë teknologjisë VAR i jep avantazhin Suedisë. Klaeson u rrëzua në zonë, arbitri pati nevojë për konsultimin me pamjet filmike, për të vendosur. 11-metërsh, gjiganti i mbrojtjes Grankvist qetësisht shënoi, duke ndalur thatësirën suedeze, me mbi 400 minuta pa gol.
42.300 TIFOZË në ndeshjen e sotme.
A colourful crowd as always when #SWE are in town ?#SWEKOR pic.twitter.com/YFs1bLzpVf
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) June 18, 2018
56′ SUEDIA PRANË GOLIT. Goditje dënimi, skema e zakonshme: kros në zonë nga Larson, Jansen godet fort me kokë dhe portieri Ço grushton me vështirësi, para se një mbrojtës të largojë topin.
52′ Befasisht, Korea e Jugut i shkon pranë golit dhe e bën me armën e Suedisë, sepse Koo godet bukur me kokë brenda zone, por topi përplaset në rrjetën e jashtme, duke krijuar iluzionin e golit.
NIS PJESA E DYTË – Suedia nuk shënon prej muajit mars (rreth 400 minuta), a do t’ia dalë në 45 minutat e dyta?
PJESA E PARË – Ashtu si pritej, lojë e fortë dhe vështirësi të mëdha për të shënuar. Suedia e Korea e Jugut nuk nxjerrin në dritë asnjë gol në 45 minutat e para, por Suedia ka bërë gjithçka për të merituar avantazhin. Skandinavët krijuan lojë e raste, por mungon njeriu gol dhe kjo mund të kushtojë shtrenjtë në vazhdim. Korea e Jugut bëri shumë pak në sulm, humbi për dëmtim një mbrojtës titullar dhe duket në vështirësi, sidomos në lojën ajrore.
45’+2 SUEDIA PRANË GOLIT. Klaeson merr një kros në zonë nga Lustig, gjuan bukur me kokë, por topi devijohet me kokë nga një koreano-jugor dhe vetëm goditje nga këndi, që nuk prodhon asgjë.
- Zotërimi i topit, 59%-41% në favor të Suedisë.
43′ Suedia humbet tjetër rast. Berg del i vetëm me portierin, por në pozicion të prirët dhe jep një kros më shumë sesa gjuan. Më pas, Toivonen ndalet në zonë, por vetëm goditje këndi, sepse ndërhyrja e mbrojtësit koreano-jugor ishte e pastër.
42′ Korea e Jugut tenton të krijojë ndonjë rrezik, por edhe pse Son pretendon për penallti, arbitri vijon lojën, me të drejtë, sepse përplasja në zonë nuk ishte faull.
29′ Vijon dominimi suedez. Një goditje nga këndi krijon panik në zonë, por gjuajtja e Berg brenda zonës devijohet në këndore nga Kim. Sërish shumë e rrezikshme Suedia, por i mungon njeriu gol. Ndërkaq, Korea e Jugut asgjë në sulm dhe i është dëmtuar edhe mbrojtësi ekspert Park, i cili është detyruar të zëvendësohet.
22′ Një kros në zonën e Koresë së Jugut dhe Suedia sërish pranë golit. Goditja me kokë përfundon paksa jashtë, do të jetë një tablo që do ta shohim shpesh sot.
21′ SUEDIA SHUMË PRANË GOLIT! Skandinavët nisin të dominojnë dhe portieri koreano-jugor Ço bëhet hero, duke pritur me këmbë një gjuajtje nga Berg. Sulmuesi gabon, i vetëm me portierin!
18′ SUEDIA PRANË GOLIT! Grankvist vërshon drejt qendrës së mbrojtjes, Berg ia pason bukur topin, por mbrojtësi Kim Jang-guon ndërhyn në momentin e fundit dhe largon topin, me Grankvist që po bëhej gati të godiste një penallti në lëvizje.
10′ Ndeshje pa raste, skuadrat po studiohen.
1′ NIS NDESHJA
Prej orës 14.00 në Nizhni Novgorod do të zbresin në fushë Suedia e Korea e Jugut, dy skuadra që bëjnë pjesë në grupin F, aty ku Meksika habiti botën, duke mundur Gjermaninë dje dhe duke shtuar presionin mbi skuadrat që përballen sot.
Suedia vjen nga triumfi i madh ndaj Italisë në play-off, por në miqësoret e fundit ka luajtur keq dhe mbi të gjitha ka shfaqur probleme të mëdha në sulm.
Ndërkaq, Korea e Jugut sërish u kualifikua me vuajtje dhe para Kupës së Botës ka humbur disa titullarë për dëmtime, ndaj shpreson që të ketë në maksimumin e vet mesfushorin organizator Ki Sung-Jeung dhe sulmuesin e Totenhemit Son Heung-Min.