Vendimi i Rusisë kundër shqiptarit, Bazeli luan si kurrë më parë në “Europa League”

Nuk ishte një shaka e hidhur, por e vërtetë. Bazelit i është ndaluar që të marrë me vete Edon Zhegrovën në përballjen që po zhvillohet ndaj Krasnodarit dhe e vlefshme për “Europa League”. Ndërsa luhet ende pjesa e dytë dhe rezultati është 0-0, zviceranët luajnë si kurrë më parë pa asnjë shqiptarë në fushë.

Pjesa më e madhe e tyre është jashtë për shkak dëmtimesh, por rasti i Edon Zhegrovës është tërësisht politikë. Rusia ndaloi hyrjen e këtij lojtari, pasi vjen nga Kosova dhe nuk e njohin si shtet, duke mos i lënë asnjë mundësi Bazelit për ndërhyrje. /Sport Ekspres/