Vendimi i pazakontë i trajnerit të Gjibraltarit, nuk u futën në dhomat e zhveshjeve

Kosova arriti të fitonte ndaj Gjibraltarit me rezultatin 1-0, falë golit të Hasanit. Megjithëse me shumë vështirësi sa i përket shifrave, e kishte të gjithë lojën nën kontroll. Një ndeshje ndaj një kundërshtari modest dhe që zbatoi disa vendime deri diku të padëgjuara më parë.

E tillë ishte ajo që ndodhi në fundin e pjesës së parë. Pikërisht atëherë kur rezultati do të ishte në shifrat 0-0. Teksa lojtarët e Kosovës do të futeshin normalisht në dhomat e zhveshjes për të dalë pas 15 minutave, kjo ndodhi në rastin e kundërshtarit.

Trajneri Christian Wink zgjodhi një tjetër metodë. Së bashku me lojtarët e Gjibraltarit kanë qendruar në fushën e lojës sipas asaj që raporton “Periskopi”, derisa të vazhdonte edhe loja për pjesën e dytë. /Sport Ekspres/