Komisioni i Disiplinës vazhdon me zbulimin e vendimeve mbi aktivitetin futbollistik në Shqipëri. Ndërkohë në ditën e sotme janë publikuar edhe tre dënime të tjera, mes të tjerash ku lojtari i Besës, Arinit Krasniqi, me 5 ndeshje pezullim për shkak të goditjes së kundërshtarit. Gjithashtu janë dënuar edhe 3 stadiume pa tifozë, ku duhet të përmendet ai i Adës, Butrintit dhe Delvinës. Më poshtë mund të ndiqni edhe vendimet e plota: