Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet e fundit sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Tirana është urdhëruar që të paguajë dëmet e shkaktuar në dhomat e zhveshjes në “Elbasan Arena”. Nga krahu tjetër ka dënim për mbrojtësin e Kastriotit, Adolf Selmani, me dy ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve josportive ndaj kundërshtarit.
- KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i F.C Bulqiza, Ervis Alliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Devolli, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Laberia FC, Igli Moqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shkendija TR U-17, Amarildo Demiraj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC U-17, Manuel Hajrulla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Trajneri i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis U-21, Charles Atshimene, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Teuta U-21, Klaid Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Teuta U-21, Muco Boci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Alfred Zefi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Kastrioti, Eneid Kodra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.