Vendimet e Disiplinës/ Partizani dhe Teuta vazhdojnë të japin para për stemën, thyerje note në sjellje për Vllazninë dhe Egnatia

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Superiore. Partizani dhe Teuta vazhdojnë avazin duke mos vendosur stemën e Superiores dhe duke paguar para. Ndërkohë thyerje note në sjellje për Vllazninë dhe Egnatian sa i përket tifozëve.

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana B U-19, Xhuliano Markoçi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *