Vendimet e Disiplinës/ Ofendoi tifozët e Tiranës, e pëson keq lojtari i Dinamos

Komisioni i Displinës ka zbardhur vendimet për javën e lënë pas në futbollin shqiptar. Lojtari i Dinamos, Goudiaby është dënuar me 3 ndeshje pezullim pasi ka ofenduar tifozët e Tiranës.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Lojtari i FC Dinamo, Bakary Goudiaby, për shkelje të parimeve Fair Play duke fyer me shenja ofenduese spektatorët, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  4. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i AF Elbasani U-21, Fabjan Tartari, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Egnatia U-21, Posada Guerra Jose Luis, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i KS Korabi U-21, Ertigen Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
  11. KF Shënkolli, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online