Vendimet e disiplinës/ Besa pa tifozë dhe trajner

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e javës futbollistike që u mbyll. Bie në sy fakti se nuk ka asnjë skuadër të Superiores që është ndëshkuar, qoftë dhe me individë të caktuar. Në Kategorinë e Parë, skuadra e Besës është ajo që e ka pësuar më së shumti, pasi ndeshjen e  ardhshme në shtëpi duhet ta luajë pa praninë e tifozerisë. Po ashtu dhe tekniku i skuadrës, Bledar Sinella për tre ndeshjet e javës nuk do të jetë në pankinë. Mihani i Apollonisë ndëshkohet me pesë takime pezullim, ndërsa Tirana paralajmërohet.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS, 20 TETOR 2017

  • KF “Besa”, për sjellje të gabuar të përsëritur të tifozerise së saj duke hedhur sende te forta brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  • Zyrtari I KF “Besa”, Bledar Sinella, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/2.a) dhe Nenit 20 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qëndrimin në te gjithë territorin përreth fushës së lojës.
  • Lojtari i KF “Apollonia”, Redon Mihana, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim.
  • KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes të gabuar nga ana e tifozerisë së saj do të jetë subjekti Komisionit të Disiplines, në bazë të Nenit 13 të KDS.
  • KF “Adriatiku Mamurrasi”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Gramshi” planifikuar të luhej me datë 05.10.2017,në bazë të Nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
  • Lojtari KF “Dinamo” U-19, Jurgen Brahja, për shkelje të parimeve të fair play , në bazë të Nenit 56/1 .a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtaria e Juban Danja, Gjyste Rripaj, për sjellje jo sportive, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtaria e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë të Nenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 20 (njëzetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtaria e KF “Apollonia”femra,Ina Gjoni, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë tëNenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Detyrohet KF “Apollonia” femra të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në dhomat e zhveshjes së Qëndës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
  • Mos pranimin e kërkesës së KF “Skrapari”, si të pa bazuar në Rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit.
  • Në lidhje me ankesën e KF “Memaliaj, u vendos shtyrja e shqyrtimit të çështjes mbledhjen e ardhshme për shkak të mbledhjes e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Për sa i përket kërkesës së KF “Memaliaj”, të datës 6 Tetor 2017, Komisioni vendos refuzimin e shqyrtimit të saj si të shqyrtuar nga Komisionet e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *