Dani Alvesh zgjodhi që të luante te San Paolo, ndërsa po afron edhe fundi i karrierës. Por në vendin që i jep më shumë bukuri futbollit dhe që ka prodhimin më të madh të lojtarëve, mungojnë fushat.
Këtë shqetësim e ka ngritur Alvesh që ka luajtur në elitat e futbollit europian. “E vështirë që të luash në Brazil, pasi fushat janë shumë të këqija”, ka thënë Alvesh në lidhje me futbollin në vendin e tij. Padyshim që flitet për një nga lojtarët më të suksesshëm, që ka fituar trofe kudo ka shkuar. /Sport Ekspres/