Vendi i parë në Europë që kthen futbollin, pikërisht atje ku janë 10 ditë para Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli është i mbyllur në gjithë Europën për shkakun e Koronavirusit dhe situatës anormale që na ka përfshirë, përveç Bjellorusisë që vazhdon të mbetet si “bota tjetër”. Madje në këtë vend janë duke përfituar shumë në këtë kohë me shitjen e të drejtës televizive, pasi kjo është mundësia e vetme për tifozët për të parë sportin më të dashur në këto kohë.

Por lajme të mira vijnë edhe nga Austria. Ky është shteti i parë europian që po del nga izolimi i Koronavirusit dhe ka datë ekzakte për kthimin e futbollit. Është vetë shefi ekzekutiv i Bundesligës austriake, kampionati ku luan edhe Bekim Balaj, që shprehet për kthimin e kampionatit.

Sipas Christian Ebenbauer do të kemi nisjen e stërvitjes në javën e ardhshme dhe pas përgatitjeve të skuadrave për t’u kthyer në formën e duhur, në mesin e muajit të ardhshëm do të rifillojë kampionati. Por në fakt Austria ka edhe një tjetër lidhje të ngushtë me Shqipërinë, jo vetëm për faktin që kemi sulmuesin e Kombëtares.

Kryeministri Rama e përdor si shembull konkret duke u shprehur se të dyja shtetet përdorin të njëjtën metodë edhe sa i përket masave lehtësuese, por me ndryshimin që Austria është 10 ditë përpara nesh. Pra duke u bazuar tek këto fjalë dhe duke shpresuar se situata nuk do të përkeqësohet, atëherë futbolli në Shqipëri do të riniste në fundin e muajit maj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online