Vendi i parë dhe 20 gola të shënuara në 6 ndeshjet e fundit, Gasperini ka ndërtuar një “makineri të frikshme” te Atalanta

Gasperini ka ndërtuar një “makineri të frikshme” te Atalanta. Kjo skuadër ka disa vite që mban nivele të larta në futbollin italian dhe atë europian. Madje në sezonin e shkuar, arriti që të fitonte Europa League kundër Leverkusen. Në këtë sezon, ecuria e skuadrës së Gasperinit është brilante.

Për momentin Atalanta ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Napolin. Gjithashtu ecuria e saj në Champions League është shumë e mirë, ku kualifikimi nga faza e grupeve duket i sigurt.
Ajo që shton më shumë vlerat dhe pritshmëritë te kjo skuadër është padyshim sulmi i fortë, pa harruar edhe mbrojtjen.

Por pjesa ofensive vihet re lehtësisht pasi në 6 ndeshjet e fundit Atalanta ka shënuar 20 gola. Një krenari e madhe për shqiptarit pasi në këtë skuadër ndodhet si zëvendës kapiten edhe lojtari i Kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, i cili për fat të keq u dëmtua në ndeshjen e sotme kundër Udinezes dhe sipas të gjitha gjasave e ka humbur Kombëtaren për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/