Vendi i basketbollit mund të luajë futboll! Rivali që ekipi i Ilir Dajës festoi në short, tani eliminon edhe Malmon

Kohët kanë ndryshuar dhe tani çdo ekip mund të bëjë befasinë në futboll. Tashmë edhe vendi i basketbollit mund të kuajë futboll. Zalgiris ka qenë surpriza e mbrëmjes së sotme, taksa ka eliminuar Malmon në turin e dytë të Champions League-s.

Lituanezët kanë mposhtur 0-2 në transfertën e sotme Malmon, me gola të shënuar nga Kehinde në minutën e 34-t dhe Renan në të 52-tën. Shpresat e suedezëve u shuan përfundimisht në minutën e 78, kur Christiansen lë ekipin me 10 lojtarë. Ndërkohë Zalgiris doli fitimtar 1-0 edhe ndeshjen e parë me kampionët e Suedisë.

Kujtojmë se lituanezët eliminuan në turin e parë të Champions League-s Ballkanin. Një duel që nuk shkoi ashtu siç e priste Ilir Daja, pasi në momentin e shortit u pa duke festuar për kundërshtarin që i rezervoi fati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://youtu.be/oDjg3xFpMZY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online