“Vdi.qa njëherë dhe erdha prapë”, Gjasula rrëfen çfarë ndjeu në momentin e autogolit: E dija që mua do të më mbetej faji

Klaus Gjasula ka rrëfyer ndjesitë që përjetoi në ndeshjen kundër Kroacisë, në të cilën ai ishte padyshim protagonist kryesor. Fillimisht shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë kroatëve, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, i dha pikën e vetme Shqipërisë me golin e tij. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e panelit të emisionit “Kampionët” në “TV Klan”, ku tregoi se çfarë ndodhi me të në ato minuta lojë.

“Vdi.qa një herë dhe erdha prapë. Unë e dija që nuk kisha çfarë të bëja, por prapë në fund të fundit ty do të të ngeli (faji). Pas autogolit, erdhën ato 2-3 situata që humba topin lehtë. Vëllai pas ndeshjes më tha: ‘E pashë që s’ishe ti’”, ka treguar Klaus Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/