Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkato. Gara mes Interit dhe Lacios është ende e gjallë, me të dyja skuadrat që po bëjnë ç’mos për të gjetur marrëveshjen me Veronën. Këta të fundit nuk heqin dorë nga çmimi 30 milionë euro që i kanë vendosur thesarit të tyre, teksa ekipet po përpiqen të ulin kostot duke përfshirë të tjerë futbollistë në marrëveshje.
“Cittaceleste” raporton se Kumbulla po humbet durimin së fundi. Sipas tyre mbrojtësi shqitpar nuk ka shfaqur preference, teksa të dyja palët i ofrojnë thuajse të njëjta kushte, por ka një kusht për menaxherin e tij. Kështu Kumbulla i ka bërë të qartë Xhani Vitalit se dëshiron që e ardhmja e tij të vuloset brenda kësaj jave. Me sa duket kjo telenovelë e gjatë po e lodh dhe futbollisti kuqezi dëshiron t’i japë fund sa më parë, për të qenë në këtë mënyrë i qetë mbi të ardhmen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/