Të shohësh një ish-kampion si Xhenaro Gatuzo që largohet nga “San Siro” thuajse duke qarë dhe me kokën poshtë, pas një humbje të Milanit që ai drejton dhe jo të Milanit që ai ka luajtur, sigurisht që të vjen të pyesësh: kaq rëndë ka shkuar turpi ose degradimi? Kaq shumë ka humbur sedra dhe nderi? Kuqezinjtë humbasin edhe ndaj Atalantës, pas Veronës, duke mos shënuar asnjë gol dhe duke merituar vërshëllimat dhe fyerjet e të 42 mijë të pranishmëve në shkallët e stadiumit.
Mes tyre, kryesisht Donaruma, që te goli i parë i ish-milanistit Kristante (i shitur te Benfika përpara tre vjetësh për 4,5 milionë euro) pati faj, duke mos e pritur topin por duke e lënë aty… Vërshëllima pafund për të, si në hyrje pas pjesës së parë, ashtu edhe në daljen nga tuneli pas pushimit… Dhe, në pjesën e parë, Kaliniç pati një rast, por edhe rrezikoi të kuqin, ndërsa kuqezinjve iu anullua me të drejtë një gol. Në pjesën e dytë, përpos reagimit dhe rasteve me Kaliniçit (shpërdoroi dy herë, edhe pse i mungoi pak fati), Iliçiç vulosi golin e dytë, teksa shtylla i tha “jo” për golin e tretë…
Sakaq, Etrit Berisha u vlerësa me notën “6,5”: i pasigurtë në daljet e para, por e administron me sukses më pas. Superman