Vazhdimi i kampionateve? Duka e bën të qartë në Itali: Nëse mbyllen para kohe, UEFA vendosi nëse do i marrë në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi është kthyer në një krizë të madhe jo vetëm për pjesën sociale dhe ekonomike të vendit në tërësi, por edhe të futbollit në veçanti. Disa shtete kanë vendosur që ta mbyllin kampionatin para kohe, që të mos luhet më asnjë takim deri në shtator. E fundit që e mori një vendim të tillë ishte “Ligue 1”. Por nga ana tjetër, UEFA e ka thënë qartë se ato Federata që dalin në këtë konkluzion para kohe, do të përballen edhe me një masë të fortë, që të mos pranohen në Europë. Pra qëllimi i UEFA-s është që të gjitha kampionatet të mbyllen në fushë, natyrisht duke parë edhe gjendjen shëndetsore dhe sesi do të jetë vijimi i pandemisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”:

“Ne po diskutojmë për rifillimin e ndeshjeve, kemi propozuar të rifillojmë kampionatin këtu në fund të majit, por është i nevojshëm një protokoll për ta bërë atë. Ne duam të kthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve: nëse nuk kemi siguri, nuk kthehemi të luajmë.

E pamundur të vizatosh një rrugë të vetme për të gjitha kampionatet? Qëllimi është që të mbarojnë garat, natyrisht, por në disa vende ata tashmë kanë vendosur të mbyllin kampionatet. Kush i mbyll ato pa mbaruar të gjitha ndeshjet, atëherë është UEFA që vendos nëse do t’i pranojë në garat evropiane: vendimi i shteteve individuale mund të jetë një argument në mbrojtje të zgjedhjes për të mbyllur turnet.

Komiteti ekzekutiv ka vendosur që për secilën Federatë të ketë një komision i cili do të vendosë pjesëmarrjen në kupat evropiane, sipas argumenteve që do të paraqiten. Sipas mendimit tim, Paris Saint-Germain dhe Lyon do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze nuk ndikon në konkurrencën: ata mund të ndalojnë kampionatin francez, jo kupën evropiane”, tha Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online