Vata: Zgjedhjet? Në Shqipëri blihet dhe shitet çdo gjë!

Rudi Vata, ish-mbrojtësi i Shqipërisë dhe Vllaznisë, i ftuar në RTSH, “Rubrika Sportive”, ka përdorur fjalë të rënda në lidhje me zgjedhjet e datës 7 shkurt, në Asamblenë e Përgjithshme, për kreun e FSHF-së. Vata kthehet në kohë dhe kur ai kandidoi dhe humbi…

“Njerëzit dalin me teza që i intereson një krahu apo një tjetri. Do të ishte interesante nëse do të kishim kandidatura tipike të njerëzve të futbollit me karakteristika dhe vlera të integritetit, por edhe figurë e pasur në arenën  ndërkombëtare. Duke parë edhe situatën e dhjetë viteve më parë, mendoj që njerëzit në Shqipëri, ato të profesionit, që kanë dinjitetin dhe krenarinë për vlerat që kanë paraqitur dhe djersën që kanë derdhur, e kuptojnë që në Shqipëri e kë të vështirë të fitosh me drejtësi.

Në Shqipëri shitet dhe blihet çdo gjë. Përderisa flitet për shitblerje votash në të gjitha aspektet e jetës, edhe futbolli i ka pasur. Nuk jam i çuditur, por është e pamundur që për një që vjen nga fusha e futbollit të futet të fitojë në një garë të tillë. Politika është e pranishme në jetën e çdo shqiptari dhe bisedave që bëjmë”.

One thought on “Vata: Zgjedhjet? Në Shqipëri blihet dhe shitet çdo gjë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online