Pas zyrtarizimit për largimin e Stavri Nicës, mesditën e sotme, Teuta ka nxituar të gjejë pasuesin, edhe pse fillimisht u mendua se do të vazhdonte zëvendësi Ilir Biturku, si trajner i përkohshëm.
Trajneri i ri është një njohje e vjetër, sepse kthehet Gentian Begeja, ish-sulmuesi i njohur i cili këto vitet e fundit e ka marrë shpesh drejtimin e Teutës në momente krize.
Begeja do të debutojë të hënën në sfidën delikate me Vllazninë, një kundërshtar direkt për luftën për mbijetesë, sfidë që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë.